11:56 / E Diele, 19 Maj 2024 / Gj. Sh

Vuçiq: S’është hera e parë që Mali i Zi na e punon pas krahëve, të enjten e shohim kë e kemi mik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin përpara se të nisej për në Nju Jork, lëshoi kërcënime dhe ofendime në drejtim të Malit të Zi.

Ai kritikoi Podgoricën që ka njohur Kosovën dhe që po mbështet me votë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, që pritet të miratohet këtë të enjte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është hera e pare që ata na e kanë punuar pas krahëve”, tha Vuçiqi duke iu referuar Malit të Zi.

Presidenti serb më tej shtoi se është i vetëdijshëm për atë që e pret vendin e tij.

“Unë i di përmasat e forcës që na kërcënon, e di sa të mëdhenj dhe të fortë janë, por e vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se do të luftojmë më mirë nga se e presin”, tha Vuçiqi ndër të tjera.

“Të enjtën do të shohim kë kemi miq të vërtetë”, përfundoi ai. /A2CNN