75 Mall Live Search
19:55 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / S Z

Vuçiq takohet me Macronin e Scholzin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Ky takim ka ndodhur gjatë margjinave të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Munich të Gjermanisë.

Kujtojmë se pjesë e kësaj konference do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, Bashkimi Evropian i ka bërë ftesë kryeministrit Kurti e presidentit serb, Vuçiq, që të takohen në Bruksel më 27 shkurt.