75 Mall Live Search
13:03 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / LB

Vuçiqi takon sot ambasadorët e QUINT-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me ambasadorët e shteteve të Quintit: SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian.

Siç bën të ditur zyra e tij për media, takimi është paralajmëruar për në orën  18:00.

Takimi mbahet një ditë para se të hyjë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilit transaksionet e pagesave në Kosovë do të bëhen vetëm me euro dhe ndalohet që një gjë e tillë të bëhet përmes dinarit serb.