Vuçiqi të dielën në Berlin, rithekson qëndrimin për taksën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të dielën do ta vizitojë Berlinin ku gjatë një takimi me kancelaren gjermane, do ta ritheksojë qëndrimin e tij se nuk do të ketë dialog me Kosovën derisa të hiqet plotësisht plotësisht taksa.
Kështu, raporton gazeta beogradase “Veçernje Novosti” duke iu referuar burimeve.
Sipas burimeve të gazetës “nuk do të ishte e diskutueshme për Beogradin të pezullonte veprimin” e çnjohjeve nëse në të njëjtën kohë, autoritetet e Kosovës vendosin një moratorium për kërkesat që Kosova të pranohet në organizatat ndërkombëtare”, transmeton Klan Kosova.