09:05 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / A. M.

Vuçiq: Të gjithë e kuptuan mirë atë që thashë për konfliktin e ngrirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se të gjithë e kanë kuptuar mirë, se si Perëndimi ashtu edhe në Kosovë, atë që donte të thoshte kur tha se një konflikt i ngrirë nuk është i mirë.

Ai për TV Happy komentoi edhe reagimet e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili tha se koha e konflikteve ka kaluar dhe se çështjet e hapura duhet të zgjidhen nëpëmjet dialogut.

Vuçiqi ndër të tjera theksoi se Hoti e kuptoi deklaratën e tij, por që siç tha ai njerëzit e tij e kishin bërë ta thoshte atë dhe se ata thjesht ishin shfaqur naivë.

“Asnjëri nga Perëndimi nuk reagoi, sepse të gjithë e kuptuan shumë mirë për çfarë po flisja, unë thashë se konflikti i ngrirë është i keq dhe se është më mirë të zgjidhim gjërat sot në vend që t’ua lëmë fëmijëve për t’i zgjidhur”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.

Ai shtoi se ata që nuk duan ta kuptojnë atë, nuk kanë se pse të vazhdojnë ta shpallin tradhtar, por që ai “vetëm mbrojti Kosovën, ndërsa ata që e sulmojnë atë e bëjnë çdo ditë duke kënduar në taverna”.