Vuçiq: Thaçi dhe Hoti janë shumë më të fortë, sepse e kanë mbështetjen e Gjermanisë dhe të Amerikës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për mundësinë e rinisjes së dialogut me Kosovën..
Ai për RTS-në theksoi se ai është “presidenti i një vendi të vogël, por se duhet të luftojë për popullin e tij dhe vendin e tij”
“Le të lëkundemi në stuhinë e erës dhe të përpiqemi të mbijetojmë disi”, tha kreu i shtetit, duke shtuar: “Hoti dhe Thaçi janë shumë më të fortë dhe shumë më të rëndësishëm se ne, sepse ata kanë mbështetjen e Gjermanisë dhe Amerikës”.
Ai theksoi se nëse nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse me Prishtinën, procesi i integrimit evropian do të ndalet