Vuçiq thotë se ambasada serbe në Iran është dëmtuar dhe stafi i saj po dërgohet në Baku
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Ambasada Serbe në Iran u dëmtua gjatë sulmit në Teheran dhe se stafi i ambasadës po tërhiqej në Baku, Azerbajxhan.
“Shrapnelet (copëza metali të predhave), dëmtuan ambasadën tonë. Është e rëndësishme të thuhet se stafi ynë po tërhiqet drejt Bakusë, dokumentacioni (ambasadat) është shkatërruar dhe është djegur plotësisht…”, tha Vuçiç në një deklaratë për TV Prva.

