75 Mall Live Search
17:21 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vuçiq tregon çfarë foli në telefon me Ramën dhe Zaevin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot me telefon ka biseduar me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama për takimin e ardhshëm në Ohër me të cilën vazhdohen bisedimet për vendosjen e të ashtuquajturës “Shengeni i vogël”.

Vuçiq në Instagram ka publikuar fotografi ku gjendet në tavolinën e punës, pranë telefonit dhe dokumenteve të shumta si dhe fotografi me bashkëpunëtorët e tij me porosi “bisedë e shkëlqyeshme për konferencë me Ramën dhe Zaevin para samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”.

Biseda telefonike me kryeministrin Zoran Zaev dhe Edi Rama pason menjëherë pas bisedimeve që ai sot i ka pasur në Beograd me përfaqësuesin special të sekretarit shtetëror të SHBA-së, Matthew Palmer.

Në pres konferencën e përbashkët Vuçiq ka deklaruar se Serbia “angazhohet për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor që shihet edhe përmes vazhdimit të takimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pastaj edhe gjitha tjerat (i ashtuquajtur “Shengen i vogël”) gjatë javës në Ohër” duke iu falënderuar mbështetjes së SHBA-së për këtë ide.