11:35 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / B O

Vuçiq tregon se çfarë bisedoi me Edi Ramën në Moldavi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama në takimin e dytë të Komitetit Politik Europian në Moldavi.

I pranishëm ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Vuçiç shkroi se duhet bërë çdo përpjekje për të ruajtur paqen që kanë fituar me mund dhe gjatë takimit kishin biseduar për gjetjen e një zgjidhje sa i takon situatës aktuale në Veri.

Deklarata e plotë:

Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që së bashku të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me mund. Biseduam për ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale, të vështirë dhe të rëndë, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve.