75 Mall Live Search
10:59 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Vu­çiq tregon se çfarë problemi ka me shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuç gjatë fushatës së tij ka folur për problemin e tij me shqiptarët në Kosovë.

Ai ka thënë se ka problem politik me shqiptarët dhe se është duke luftuar që të ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton Indeksonline.

Tutje, Vuçiq u shprehë se Serbia është e fuqishme dhe do t’i mbrojë serbët në Kosovë.

“Ne kemi një problem politik me shqiptarët në Kosovë, pasi që kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm dhe mendojnë se është e mundur të bëjmë gjithçka në mënyrë të paligshme.”, tha presidenti serb.

Vuçiq është duke e mbajtur një fushatë në gjitha qytetet serbe pasi që së shpejti pritet që të mbahen zgjedhjet në Serbi./Indeksonline/