75 Mall Live Search
09:11 / E Premte, 14 Mars 2025 / Z S

Vuçiq u kërkon studentëve të vendosur në kampe në Beograd të kthehen në shtëpi më 15 mars

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje studentëve të vendosur në kampe në qendër të Beogradit, t’iu kthehen orëve mësimore dhe të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre të shtunën e 15 marsit.

Kërkesa e Vuçiqit vjen pasi të shtunën Beogradi pritet të jetë qendra e një tubimi masiv, të organizuar nga studentë të tjerë, të cilët ka muaj që kanë bllokuar universitetet shtetërore, duke kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin e trenit në Novi Sad më 1 nëntor.

Studentët - të cilët e kundërshtojnë bllokimin e e fakulteteve - vendosen në kampe në qendër të Beogradit, 7 mars 2025.

Vuçiq u takua me një grup studentësh, të cilët i kundërshtojnë bllokadat e studentëve, në ndërtesën e Presidencës serbe të enjten.

Ata i thanë presidentit serb se do ta marrin një vendim për kërkesën e tij për t’u tërhequr “brenda 24 orëve të ardhshme”.

“Nëse pranoni, faleminderit shumë, do të na lehtësoni punën, nëse nuk e pranoni, ne do t’i mbrojmë të gjithë”, u tha Vuçiq atyre.

Gjatë bisedës, ai akuzoi edhe një herë organizatorët e tubimit të së shtunës se “dëshirojnë dhunë”.