22:12 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

“Vuçiq u thotë amerikanëve se është i gatshëm ta njohë Kosovën”

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj duke dashur ta theksojë rëndësinë e dialogut me Serbinë, bëri të ditur se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u ka thënë amerikanëve e evropianëve se është i gatshëm ta njohë Kosovën.

Sipas Hoxhajt presidenti serb u ka thënë amerikanëve e evropianëve se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë.

Si mund të arrihet deri tek marrëveshja finale e njohja e ndërsjellë, deklaron Hoxhaj, është një pyetje që ende nuk ka përgjigje, mirëpo vullneti i Vuçiqit është që kjo të arrihet.