75 Mall Live Search
22:58 / E Diele, 16 Janar 2022 / AR

Vuçiqi e shpallë të suksesshëm referendumin e tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se më shumë se 60% e popullatës votoi “po” në referendum.

Aleksandar Vuçiq tha se për ndryshimet kushtetuese votuan 60.48% e votuesve, ndërsa kundër 39.52 për qind. Ai ka deklaruar se diferenca është rreth 400 mijë vota mes atyre që kanë votuar “po” dhe atyre që kanë votuar “jo”.

Vuçiq theksoi se pothuajse askund nuk ka pasur probleme dhe tha se njerëz nga parti të ndryshme kanë bashkëpunuar.

Ai ka thënë se Serbia ka dërguar një imazh të mirë në botë.

“Unë mendoj se kemi bërë një gjë të mirë për vendin tonë”, tha Vuçiq.

Në Serbi të dielën, më 16 janar, është mbajtur referendumi për ndryshimin e Kushtetutës, aktit më të lartë ligjor të shtetit. Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin, me qëllim të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.