Vuçiqi flet për zgjedhjet lokale në Kosovë: Serbët të jenë të bashkuar, të dalin masivisht në zgjedhje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka folur për zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës që mbahen me 17 tetor.
Vuçiq në fjalimin e tij për media, ka kërkuar nga serbët të dalin masivisht në zgjedhje, transmeton Indeksonline.
“Serbët duhet të jenë të bashkuar, të shkojnë në votime sa më shumë të jetë e mundur dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, ata vetë, për vendin e tyre, që të përfaqësohen institucionalisht, kur është e nevojshme, të jenë në gjendje të reagojnë në institucione në mënyra të ndryshme”, ka thënë Vuçiq./Indeksonline/