23:37 / E Premte, 14 Maj 2021 / OSH

Vuçiqi: Jemi të përkushtuar për një dialog nën kujdesin e Brukselit, konflikti i ngrirë përfundon me qindra e mijëra të vdekur

Vuçiqi: Jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën kujdesin e Brukselit, konflikti i ngrirë përfundon me qindra e mijëra të vdekur

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është shprehur i gatshëm për dialog me Kosovën.

Sipas tij, konfliktet e ngrira sjellin qindra e mijëra të vdekur prandaj kjo sipas tij nuk i duhet as Kosovës e as Serbisë, transmeton Indeksonline.  
“Jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën kujdesin e Brukselit. Ne ishim gati për dialog në maj, do të jemi gati në qershor dhe gjithmonë, sepse ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. E shihni se si përfundojnë, çdo pesë vjet dikush i shkrin dhe ato përfundojnë me qindra e mijëra të vdekur. Nuk na duhet kjo”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët shtypi me Pahor, raporton Danas./Indeksonline/