75 Mall Live Search
13:29 / E Diele, 16 Maj 2021 / OSH

Vuçiqi para takimit me Kurtin ha byrek: Kemi javë të vështirë përpara

Javën që po vjen, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Josep Borell do të organizoj një darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë darkë do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Para këtij takimi, Vuçiq ka zgjedhur që mbushet me energji. Ai ka publikuar një fotografi në Instagram duke ngrënë burek me kos.

“Byrek dhe kos, përgatitje e shkëlqyeshme për javën e vështirë përpara. Ne kemi takime të rëndësishme dhe besoj të suksesshme në Lubjanë, Bruksel dhe Pragë. Parimet politike janë forca jonë, dhe bashkëpunimi me Evropën dhe botën na garanton siguri ekonomike dhe një të ardhme më të mirë për ne. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiq në përshkrimin e një fotografie./Indeksonline/