Vuçiqit i “djeg” deklarata e Shaip Kamberit: A guxon dikush të flasë kështu si ti në Prishtinë?

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Republikës së Serbisë, me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re.
Kamberi ka thënë se në Serbi ka sistem totalitar ku presidenti është edhe kryeministër, edhe Qeveri, edhe Parlament.
Kamberi, madje ka thënë se një parlament të tillë nuk e kishte prodhuar as Sllobodan Millosheviqi, shkruan Indeksonline.
Deklarata e Kamberit i ka “djegur” presidentit Vuçiq, i cili ka reaguar në mediat serbe.
“Do të pyesja ty Shaip, a do të ishte lejuar dikush i joni të flas kështu në Prishtinë apo Tiranë. Kamberi ka kërkuar post ministror me 0.5% të votave, por i ishte ofruar vetëm pozita e zëvëndësministrit. Jam i kënaqur dhe krenar që Serbia është kaq demokratika dhe dikush mund të flasë kështu në Parlamentin e një shteti demokratik”, ka thënë Vuçiqi./Indeksonline/