Vujiçiq: Liderët kosovarë që normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë, do të jenë heronj
Sllobodan Vujiçiq, i cili është Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, ka deklaruar se liderët kosovarë të cilët arrijnë të normalizojnë marrëdhëniet e plotë me Serbinë, do të njihen si heronj.
“Liderët kosovarë që janë në favor të liberalizimit të vizave dhe daljes nga geto e qytetarëve, e atyre që në vazhdimësi punojnë për të forcuar marrëdhëniet me fqinjët dhe partnerët strategjik, që arrijnë normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë do të jenë heronj të Kosovës”, ka thënë Vujiçiq, transmeton Indeksonline.
Sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund të shihet rritje ekonomike, prosperitet dhe në kohë, integrim në familjen e vendeve evropiane.
“Secili që bën të kundërtën, pavarësisht meritave të mëparshme do të përballet me harresën e kohës dhe gjykimin e njerëzve”, ka shtuar Vujiçiq.
Gjithashtu ai ka deklaruar se jetët e fëmijëve janë dhe e ardhmja është në duart e këtyre liderëve kosovarë./Indeksonline/