18:19 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vukicevic: Pjesën e parë luajtëm lojën tonë, u “kënaqëm” shumë pas dy golave

Feronikeli ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së pestë t Superligës.

Trajneri malazez i skuadrës nga Drenasi, Dejan Vukicevic ka thënë se skuadra e tij ka luajtur shumë mirë në pjesën e parë, por u kënaqë shumë pasi shënoi dy gola.

“Kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë, krejt ato që i kemi punuar i kemi zhvilluar në pjesën e parë. Dhe krejt ato kemi mundur t’i zhvillojmë në pjesën e parë”, ka thënë Vukicevic pas ndeshjes.

“Si duket u kënaqëm me rezultatin 2-0 dhe një pakujdesi e vogël pësuam golin dhe u dashtë të mos jemi të qetë në fundin e lojës”.

“Si ekip që aspiratë e ka me fitu titullin, luan në secilin stadium që dëshiron të fitoj tri pikë, kermi dashur edhe me Ballkanin dhe me Dritën të fitojmë”.

“Këto ditë do të freskojmë skuadrën dhe të marrim edhe tri pikë me Dukagjinin. Mendoj se mund të fitojmë në Klinë”, tha ndër të tjerash trajneri malazez.

Feronikeli aktualisht është në vendin e tretë me 9 pikë. /IndeksOnline/