17:12 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vula e këtij sezoni, Ledri vazhdon pandalshëm me performancat

Sezona e verës është mjaft e angazhuar për artistët të cilët janë prezent me mbrëmje muzikore në vende të ndryshme.

E kur është në pyetje reperi më i suksesshëm shqiptar, Ledri Vula nënkuptohet që ai është i stërngarkuar dhe tejet i kërkuar në secilin ambient të ndejave dhe klubeve shqiptare, shkruan Indeksonline.

Suksese dhe hitet e tij janë ato që bëjë që djaloshi simpatik i estradës të performojë në dy, tri, por edhe katër vende në të njëjtën ditë. Kjo do të ndodhë pikërisht me datë 28 korrik ku reperi do të ‘ndez’ atmosferën në bregdetin shqiptar Dhërmi, për të vazhduar më pas në Istog, Stubëll dhe Gjilan.

Ledri ka publikuar në ‘Instagram’ edhe data të tjera dhe vendet se ku do të mund të shijoni performacat e tij fantastike dhe plotë adrenalinë.

Në fotografinë e publikuar tregon se Ledri është i angazhuar çdo ditë të këtij sezoni, por më ndryshe nuk është as gjatë pjesë tjetër të vitit. Ledri mbetet një nga artistët më të dashur dhe më të kërkuar në vend.

Kujtojmë që edhe kjo verë mbanë vulën e Ledri Vulës, ai ka publikuar tri projekte brenda një kohë të shkurtë, ‘Rio’, ‘Kiss Kiss’ në bashkëpunim me Lumi B, dhe ‘MEM’, që të tria tashmë janë kthyer në hite dhe ndëgjohen në secilin ambient./Indeksonline/