17:03 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vulin akuzon Zaevin: Nuk e mbajte fjalën

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka akuzuar sot kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, se “nuk e ka mbajtur fjalën”, pas deklaratës së shefit të Qeverisë së Maqedonisë, i cili tha se vendi i tij do të mbështesë Kosovën në të gjitha proceset.

Vulin ka reaguar ndaj përgjigjes së kryeministrit maqedonas, i cili i pyetur nëse Shkupi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, tha se Prishtina duhet të llogaritë në mbështetjen e Maqedonisë në të gjitha proceset.