19:49 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vulin: BE të distancohet nga deklarata e Apostolovës

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin vlerësoi sot se nëse Bashkimi Evropian dëshiron të rifitojë besimin e serbëve, atëherë duhet të distancohet nga deklarata e shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

“Të thuhet se dhuna ndaj serbëve në Kosovë është shkaktuar nga serbët është sikur të thuhet se vetë viktimat kërkuan që t’i përdhunonin ata”, tha ministri Vulin.