14:28 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vulin: Haradinaj do të bëj gjithçka për të penguar formimin e Asociacionit

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po dëshiron të diskretoj marrëveshjet e Brukselit dhe të negociojë për çështje që nuk mund të negociohen.

Siç raportojnë mediat serb, Vulin duke iu referuar sidomos Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka thënë se kjo marrëveshje është e qartë dhe e pandryshueshme, transmeton Indeksonline.

“Marrëveshja e Brukselit është më se e qartë. Ajo është nënshkruar me plotë fuqi dhe thuhet se si do të formohet Asociacioni, sepse kjo nuk është OJQ. Haradinaj është i vetëdijshëm për këtë fakt se marrëveshja e Brukselit nuk është në favor të pavarësisë së Kosovës, prandaj ai do të bëj gjithçka që është e mundur që kjo marrëveshje mos të gjej zbatim”, ka thënë Vulin. /Indeksonline/