16:29 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vulin: Jemi të kënaqur me dialogun, Prishtina s’mund të ndryshoj asgjë pa vullnetin e Serbisë

Serbia është e kënaqur me formatin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, që mbahet me ndërmjetësim të Brukselit.

Kështu ka thënë sot, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Kjo deklaratë e tij vije pas asaj të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka refuzuar pjesëmarrjen e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nëse Prishtina dëshiron të ndryshoj dicka, gjithkush duhet ta dijë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa vullnetin e Serbisë”, ka thënë Vulin. /Indeksonline/