15:11 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vulin komenton deklaratën e Daut Haradinajt për riaktualizimin e UÇK-së

Deputeti i AAK-,së Daut Haradinaj ka deklaruar mbrëmë se iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në javën e kaluar nuk ka qenë punë korridoresh dhe se ajo nuk mund të thuhet se ka qenë konspirative.

“Instrumenti i UÇK-së do të riaktualizohet në Kosovë në momentin që nisin arrestimet nga Gjykata Speciale”, ka thënë Haradinaj.

E lidhur me këtë deklaratë ka reaguar sot Ministrin i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, se këto janë kërcënime të hapura të luftës dhe konflikteve që vijnë nga përfaqësuesit kosovarë.

Sipas tij këto deklarata rrezikojnë paqen në rajon.

“Nëse UNMIK-u, KFOR-i dhe EULEX-i nuk janë në gjendje për të siguruar paqen dhe sigurinë për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe se nëse nuk janë në gjendje të sigurojnë krijimin e një gjykate, atëherë është koha për të pranuar dështimin”, ka thënë Vulin./Indeksonline/