Vulin: Në Serbi u penguan të hynë në mënyrë të paligjshme 22 mijë persona
Sot, në territorin e Serbisë njoftohet se ka rreth 4 mijë emigrantë.
Sipas Ministri të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka 4 mijë emigrantë, të cilët sipas tij janë një numër i njerëzve që mund të jenë të kontrolluar.
“Shumë prej tyre janë edhe në qendra të paraburgimit, ku kanë kujdes, kontrolle mjekësorë dhe gjithçka tjetër që ju duhet”, ka thënë Vulin , transmeton Indeksonline.
Gjithashtu sipas tij ishin pikërisht forcat e shtetit që penguan rreth 22 mijë emigrantë që tentuan të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Serbi, për një vit.
Ai shtoi gjithashtu se të gjithë anëtarët e Ushtrisë Serbe dhe MUP-it po punojnë së bashku për detyrën e ruajtjes së kufirit shtetëror./indeksonline/