Vulin nuk e di se çka flet, thotë se ROSU nuk mund të hyjë në veri pa lejen e Serbisë!
Ministri I Mbrojtjes së Serbisë Aleksander Vulin është I njohur për deklaratat e tij amatoreske.
Kështu është deklarata e tij e fundit, ku i reagon Kreut të Shërbimit Informativ të KFOR-it Vincenzo Gras, i cili tha se njësia speciale e Policisë së Kosovës mund të hyjnë në veri pa lejen e KFOR-it
Sipas Vulin, njësia speciale e Policisë se Kosovës, ROSU nuk mund të hynë në veri pa lejen e Serbisë.
“Ne jemi duke kërkuar një shpjegim nga KFOR-i se çfarë dëshironte të thoshte përfaqësuesi I KFOR kur tha se ROSU mund të hyjnë në veri pa lejen e tyre”, tha ministri serb.
Po ashtu theksoi se kundërshton çfarëdo lloj ideje për hyrjen e ROSU në veri pa pëlqimin e Serbisë dhe të katër kryetarëve të komunave të veriut.
Vulin vazhdoi duke thënë se pret nga KFOR në të ardhmen të jap shpjegim për deklaratat e përfaqësuesit të tyre. /Indeksonline/