18:14 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vulin: Pavarësia e Kosovës, turp i drejtësisë ndërkombëtare

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka thënë se Serbia nuk do ta njoh asnjëherë atë.

Sipas tij, pavarësia e Kosovës u ndërtua mbi dhunë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“E ashtuquajtura pavarësi e Kosovës është një turp i madh dhe i tmerrshëm i të drejtës ndërkombëtare, fitore e dhunës ndaj ligjit, por një fitore e përkohshme. Shteti i Serbisë nuk do të pushojë së luftuari”, ka thënë Vulin. /Indeksonline/