09:59 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vulini për vizitën e Ramës, në Kosovë: Po punon për Shqipërinë e Madhe

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kosovë, gjatë ditës së djeshme.

Sipas Vulinit, miqësisë së Edi Ramës nuk mund t’i besohet, thuhet në agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Vulini tha se Ramës i pëlqen të flasë për pajtimin e shqiptarëve me serbët, por ndërkohë që pajtimi nënkupton ndëshkim të serbëve dhe angazhimin për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Komentet e Vulinit vijnë derisa Rama është për vizitë dyditore në Kosovë, ku gjatë vizitës është duke u takuar me udhëheqës politikë të vendit.