12:55 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vulin: Shqipëria e madhe, kërcënimi më i madh për paqen në Ballkan

Shqipëria e madhe është kërcënimi më i madh për paqen në Ballkan, dhe ideja që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet dhe të kenë një president të përbashkët, janë dëshmi që një Shqipëri e madhe të ndalet, ka thënë Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, transmeton Indeksonline.

Vulin ka reaguar rreth kësaj pas deklaratës së  kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, që Kosova dhe Shqipëria të kenë një president të përbashkët.

Vulin gjithashtu ka thënë se përhapja e Shqipërisë së madhe duhet të ndalet në Kosovë./Indeksonline/