Vulin thotë se assesi nuk mund ta pranojë ushtrinë e Kosovës
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin nuk po mund assesi që të pranoj themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Në një bisedë me homologët e tij në Emirate të Bashkuara Arabe ka thënë se vetëm KFOR-i është forcë legjitime në Kosovë për Serbinë, shkruan e përditshmja serbe “Beta”.
Atje ai ka biseduar me homologun e tij grek, Evangelos Apostolakis, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Serbisë dhe për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.
Po ashtu ka biseduar edhe ministrin e Çekisë, Lubomir Metnar tek i cili është ankuar që themelimi i Ushtrisë së Kosovës përbën problem të madh të sigurisë në rajon.
Sipas zyrës së ministrit serb të Mbrojtjes, Al Bowardi dhe Vulin janë pajtuar se bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes, ndërmjet EBA’së dhe Serbisë, është në nivel të lartë, por se ka ende hapësirë për përmirësim, veçanërisht në trajnim, mjekësi dhe siguri ushtarake.
Dy ministrat kanë njoftuar rritje të bashkëpunimit ushtarako-teknik, dhe vazhdimin e projekteve të përbashkëta.
Më herët, të hënën, Vulin ka thënë se në panairin e Abu Dabit është shfaqur interesim i konsiderueshëm për produktet serbe të industrisë së mbrojtjes.
Ai ka thënë se vëmendje e veçantë i është kushtuar sistemit të raketave Ralas, dronëve dhe bombarduesit Nora B-52, por edhe disa llojeve të municioneve