75 Mall Live Search
18:25 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vullnetari nga Kosova sjell në QKUK një bebe 6 ditëshe nga Shqipëria

Vullnetarizmi dhe humanizmi i kosovarëve po vazhdon të tregohet ende, shkruan Indeksonline.

Përveq ndihmave si ushqim e veshmbathje e batanije, kosovarët janë duke ndihmuar me ilaqe dhe transport falas për në Kosovë familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri.

Rasti më i freskët dhe i ndjeshëm është i një foshnje 6 ditëshe, e cila ishte e sëmurë në Shqipëri dhe për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, vullnetari, Fitim Abrashi nga Shoqata e Gastronomëve, ka sjellë foshnjën bashkë me prindërit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kujtojmë, deri tani sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Kosovë kanë ardhur rreth 2 mijë shqipëtarë./Indeksonline/