21:52 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Vunë në alarm tri shtete amerikane, ja “11 mafiozët shqiptarë me reputacion”? (Video)

Njëmbëdhjetë mafiozë shqiptarë kanë vënë në lëvizje policinë e specializuar të tre shteteve të fuqishmë.

Bëhet fjalë për një bandë që trafikonte heroinë dhe fentanyl (një lëndë narkotike që ka thuajse të njëjtat efekte si heroina).

Shqiptarët u arrestuan mëngjesin e sotëm në një operacion të madh ku morën pjesë agjentë të një task force të DEA-s, detektivë të NYPD (Departamenti i Policisë së New York City) dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore.

Ata konsiderohen nga këto shtete si “mafiozë me reputacion” ndërsa kishin arritur të shtrinin aktivitetin e tyre në Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë publikuar ende nga policia e këtyre vendeve.

Sipas prestigjozes “ABC news” e cila ka shpërndarë edhe një video ku shihen tek shoqërohen shqiptarët e arrestuar, priten të tjera arrestime.

Nuk dihet nëse edhe ata do të jenë shqiptarë.