75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / H F

Vunë në pikëpyetje “gjininë” e zonjës së parë të Francës! Nga gjobae e “majme” e deri te heqja e lirisë, gjykata dënon rëndë 10 të pandehurit

Gjykata Penale e Parisit ka dënuar tetë burra dhe dy gra me burgim me kusht nga tre deri në dymbëdhjetë muaj dhe gjoba deri në 8,000 euro për ngacmim seksist në Internet ndaj gruas së presidentit francez, Brigitte Macron.

Gjykimi vjen pas një padie për shpifje të ngritur nga çifti presidencial francez në Shtetet e Bashkuara në fund të korrikut, në lidhje me “lajmet e rreme” që u bënë virale në SHBA dhe më pas në Francë dhe pjesën tjetër të botës, në lidhje me gjininë dhe seksualitetin e gruas së Emmanuel Macronit.

Padia e çiftit presidencial francez në SHBA, e cila do të dëgjohet më vonë, ishte kundër një podkasteri të ekstremit të djathtë, krijues i një serie videosh të titulluar “Becoming Brigitte”.

E pranishme në gjykatë ishte vajza 41-vjeçare e Brigitte Macronit, avokatja Tiffin Ozier, e cila gjatë dëshmisë së saj denoncoi urrejtjen e drejtuar kundër nënës së saj me “vënien në pikëpyetje sistematike” të “identitetit, gjinisë” dhe “integritetit” të saj, duke shtuar se fillimisht e kishte “nënvlerësuar shkallën e fenomenit”, por gradualisht e kuptoi se i gjithë rasti po krijonte ankth si për nënën e saj ashtu edhe për nipërit e mbesat e zonjës së parë të Francës, të cilat shpesh i pyesnin “për gjininë e gjyshes së tyre”.

Të dënuarit, përfshirë një reklamues, një zyrtar të zgjedhur, një galerist, një mësues, një fallxhore, një shkencëtar kompjuterash, etj., janë të moshës midis 41 dhe 60 vjeç.

Dënimet më të ashpra iu dhanë reklamueses, e njohur në mediat sociale me pseudonimin “Zoé Sagan”, e cila, ndër të tjera, e përshkroi ndryshimin e moshës midis Brigitte Macron dhe bashkëshortit të saj në postime si “pedofili”. Në mbrojtje të tij, ai foli për botime “satirike” , duke marrë parasysh se ato mbulohen nga liria e shprehjes.