75 Mall Live Search
14:18 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vuqiqi thotë se s’ka komprimise me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka takuar sot në Sochi kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, me të cilin kanë diskutuar për një sërë çështjes, përfshirë edhe zgjidhjen e ngërçit me Kosovën.

Megjithatë sipas njoftimeve zyrtare, Vuçiqi ka thënë se nuk shpreson shumë që mund të arrihet një marrëveshje kompromisi Prishtinë-Beograd.

“Nuk jam optimist rreth arritjes së një marrëveshje finale si kompromis midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Vuçiqi në Sochi të Rusisë.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb e ka falënderuar Putinin për qëndrimin “parimor’ të Rusisë karshi Kosovës.

Ky takim mes dy presidentëve vjen pas aferës me spiunin rus që kishte lëkundur themelet e Beogradit, madje edhe miqësinë Moskë-Beograd.