75 Mall Live Search
20:13 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / MSH

Vushtrri: Aksident i rëndë në vendin e njohur si “Rruga e Vdekjes”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Vushtrri.

Indeksonline raporton se dy vetura janë përplasur mes vete në udhëkryqin pranë rrugës “Azem Bejta”, më saktësisht në rrugën e njohur si “Rruga e Vdekjes”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.