Vushtrri: Arrestohen dy persona pasi në gjendje të dehur shkaktuan aksident dhe sulmuan fizikisht një polic

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona pasi në gjendje të dehur kanë sulmuar një polic.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoholit duke tentuar të iknin kanë shkaktuar aksident me një veturë dhe me policisë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur( nën ndikim të alkooli) të cilët në ikje kanë shkaktuar aksident trafiku me një veturë private dhe kanë goditur veturën e policisë. Njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.