75 Mall Live Search
19:31 / E Enjte, 05 Maj 2022 / OSH

Vushtrri: Arrestohet 23-vjeçari për narkotik

Policia e Kosovës ka arrestuar sot pasdite një person në Vushtrri, nën dyshimet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

Gjatë kontrollit në çantën e krahut të personit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 77 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë 66 gram dhe një sprej.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar G. A., 23-vjeçar, shtetas i Kosovës, ndaj të cilit prokurori i ka caktuar masën e ndalimit policor.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin po i vazhdon njësia përkatëse e antidrogave.