Vushtrri/ Arrestohet një person, ishte martuar me një vajzë nën moshën 16 vjeçare

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Vushtrrisë për shkak se ishte i martuar me një vajzë nën moshën 16 vjeçare.
I dyshuari ka treguar se ai ka një vit që është martuar me të miturën, transmeton Indeksonline.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Vushtrri, NN- Është raportuar se viktima e mitur, femër kosovare ishte dërguar në repartin e gjinekologjisë në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se me të miturën ishte martuar një vit më parë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
/Indeksonline/