75 Mall Live Search
20:29 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / OSH

Vushtrri: Banorët e tre fshatrave firmosin peticion kundër motelit

Banorët e fshatrave Pestovë, Nadakovc e Maxhunaj nënshkruan një peticion kundërshtues për një objekt që filloi të ndërtohet në hyrje të Vushtrrisë.

Të njëjtit janë kundër ndërtimit të tij meqë po thonë se muret që fillimisht u ngritën për t’u bërë depo, po shëndrrohen në dhoma moteli.

Banorët thanë që objekti në fjalë cenon qetësinë e tyre dhe është i padinjitetshëm. Ankesat e tyre i morën përbazë edhe drejtoria e inspeksionit e cila i ndali përkohësisht punimet deri në shqyrtimin e peticionit.