75 Mall Live Search
08:55 / E Enjte, 09 Mars 2023 / MSH

Vushtrri: Burri dëbon nga shtëpia gruan dhe djalin 2 vjeçar

Një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj e ka dëbuar atë me forcë nga shtëpia.

Bashkë me të, sipas viktimës, ai ka dëbuar edhe djalin 2 vjeçar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën mbrëma, rreth orës 23:30.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin policor.

Në anën tjetër, viktima është dërguar në strehimore.