75 Mall Live Search
08:36 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / MSH1

Vushtrri: Burri sulmon gruan, strehimorja e merr bashkë me fëmijët

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Vushtrri, ku një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Incidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 21:43, raporton IndeksOnline.

Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Nga ana tjetër, viktima ka marrë urdhrin mbrojtës. Bashkë me fëmijët, ajo është dërguar në strehimore.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”./IndeksOnline/