75 Mall Live Search
14:46 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / MSH1

Vushtrri: FSK, Policia dhe KFOR-i largojnë 91 predha të Luftës së Dytë Botërore

Në një operacion të përbashkët, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë dhe ekipet amerikane e finlandeze të KFOR-it, ka larguar 91 predha nga stacioni i trenit në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë.

Predhat dyshohet të kenë mbetur aty që nga Lufta e Dytë Botërore.

Autoritetet kanë bërë të ditur se me realizimin e këtij operacioni është eliminuar një rrezik i madh për banorët e zonës dhe për sigurinë publike.