Vushtrri/ Gruaja rrahet nga kunati dhe vjehrri

Dje gjatë ditës në Vushtrri një grua ka raportuar në Polici se është rrahur nga kunati dhe vjehrri i saj.
Pas rrahjes, gruaja ka pranuar trajtim mjekësor, njofton Policia në raportin 24 orësh.
Ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Vushtrri 30.06.2021 – 13:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas në mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga kunati dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”./Indeksonline/