75 Mall Live Search
09:11 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Vushtrri- I hyjnë në shtëpi, e kërcënojnë me armë dhe i vjedhin para, stoli ari dhe një telefon

Një qytetar nga Vushtrria ka raportuar se dy persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së tij dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur t’ia grabisin dhe t’i merrnin para, stoli ari dhe një telefon celular, transmeton IndeksOnline.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur të maskuar me forcë kishin depërtuar brenda shtëpisë   dhe nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur një shumë parash, një sasi stoli ari dhe një telefon celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policor”, raporton policia./IndeksOnline/