75 Mall Live Search
09:37 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / MSH

Vushtrri: Italianit i vjedhin motoçikletën në shesh

Një rast i vjedhjes ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Vushtrri.

Një shtetas italian ka raportuar në Stacionin Policor se i është vjedhur motoçikleta.

Rasti ka ndodhur në Sheshin “Hasan Prishtina”.

Viktima ka deklaruar se motoçikleta i është vjedhur nga persona të panjohur.

Policia e ka cilësuar rastin si “Vjedhje” dhe po merret me hetime.