75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vushtrri:Maska dhe distancë për personelin dhe konsumatorët, ose mbyllje lokalesh

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka shoqëruar inspektorët sanitarë komunalë gjatë inspektimit në institucionet publike, marketet, barnatoret dhe bizneset e tjera.

Me këtë rast është thënë se komuna po e shqyrton mundësinë e ndryshimit të rregullores komunale për gjobat mandatore për të shqiptuar masa për mosmbajtje të maskës dhe distancës sociale.

Tahiri, po ashtu u ka shpjeguar bizneseve që çdo gjë tashmë është e qartë, ose maska për personelin dhe konsumatorët ose mbyllje.

“Do të mbrojmë qytetin e qytetarët dhe këtë liri me çdo kusht, shumica e qytetarëve dhe bizneseve janë bashkëpunues e të ndërgjegjshëm prandaj kjo na e bënë punën më të lehtë”, theksoi kryetari Tahiri.

Në komunë, QKMF, gjykatë dhe në dyqane, nuk lejohet hyrja pa maska.

“Me mbajt maskë nuk është marre, me përhapë virusin edhe është marre por edhe është e kundërligjshme”, ka thë ai./Indeksonline/