75 Mall Live Search
16:12 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Vushtrri: Nga shtatë të prekurit me coronavirus, janë edhe dy shitëse në markete

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se në komunën me të cilin ai udhëheq janë të prekur 7 persona nga Covid-19, këtu bashkë me rastin e fundit të natës së mbrëmshme.

Tahiri përmes një postimi në facebook ka thënë se punëtoret e një marketi të cilat janë të prekura, janë udhëzuar të vetizolohen, bashkë me punëtorët e tjerë.

Ai ka ftuar qytetarë për disiplinë në këtë kohë dhe  që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ky është statusi i tij i plotë në facebook: