75 Mall Live Search
16:16 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Vushtrri: Një 3 vjeçar bie nga kati i dytë i një objekti, dërgohet në QKUK

Një  fëmijë 3-vjeçar dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një objekti në Vushtrri, shkruan IndeksOnline.

Sipas Policisë, pas ndihmës së dhënë në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë, fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu ka thënë për IndeksOnline zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Fëmija ka pësuar lëndime si pasojë që ka rënë nga kati i dytë i një objekti, të njëjtin e kanë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, tha Zahiti.

Ai tha  se policia po merret me sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti./IndeksOnline/