75 Mall Live Search
09:02 / E Diele, 05 Shtator 2021 / OSH

Vushtrri/ Patën mosmarrëveshje, i dyshuari kërcënoi me pistoletë lodër tre persona

Policia e Kosovës dje pasdite ka arrestuar një person në rrugën “Shala” të Vushtrrisë.

I dyshuari mashkull  kosovar i cili pas një mosmarrëveshje në rrugë i kishte kanosë dhe ua kishte ekspozuar një armë tri viktimave meshkuj kosovarë.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë lodër e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/